Lidhur me fjalimin dhe ballafaqimin e mbrëmshëm Kurti – Vuçiq në Këshillin e Sigurimit në OKB, ka reaguar Avdullah Hoti i LDK-së.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ky ballafaqim ishte totalisht i panevojshëm dhe i dëmshëm për Kosovën.
“U dëshmua qartësisht se mungesa e bashkërendimit të veprimeve tona me aleatët ka pasoja për Kosovën. Mbrëmë ishte hera e parë që aleatët tanë kryesorë na kritikojnë në një diskutim të Këshillit të Sigurimit”, tha ai.
Hoti shtoi se veprimet e Kosovës po i kthehen vendit si boomerang dhe se të njëjtat kanë vetëm qëllime elektorale.
Postimi i plotë i Hotit:
Ballafaqimi në Këshillin e Sigurimit ishte totalisht i panevojshëm, joproduktiv dhe i dëmshëm për Kosovën. U dëshmua qartësisht se mungesa e bashkërendimit të veprimeve tona me aleatët ka pasoja për Kosovën. Mbrëmë ishte hera e parë që aleatët tanë kryesorë na kritikojnë në një diskutim të Këshillit të Sigurimit.
Kjo qaje e Qeverisë Kurti nuk i shërben integrimit euro-atlantik të Kosovës. Është për keqardhje që veprimet e drejta të Kosovës, të cilat asnjë aleat nuk i konteston në aspektin kushtetues, të na kthehen si bumerang për shkak të politikës së mbrapshtë ku çdo veprim shtetëror i nënshtrohet interesit elektoral momental të partisë në pushtet.