KRM “Pastrimi” paralajmëron procedim të lëndëve te përmbaruesi, për të gjithë ata që kanë borxhe ndaj kompanisë

KRM “Pastrimi” paralajmëron procedim të lëndëve te përmbaruesi, për të gjithë ata që kanë borxhe ndaj kompanisë

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, Sh.A ka njoftuar se do të bëjë procedimin e lëndëve te përmbaruesi privat, për klientët që kanë borxhe ndaj kompanisë.

Lajmi është bërë i ditur sot, përmes faqes zyrtare se kësaj kompanie.

“Afati kohor i përmbushjes së obligimëve për pagesë të faturës së mbeturinave është në afat prej 7-ditëve, nga dt. 12 Shkurt deri 19 Shkurt 2024.

Ftojmë gjithë klientët të përmbushin obligimet brenda afatit të parashikuar, sepse në rast të mos pagesës brenda këtij afati borxhet e pa paguara do të procedohen tek Përmbaruesi Privat” thuhet në njoftim të KRM “Pastrimi”.

Related Articles