Llapi e ka nisur për mrekulli edicionin pranveror në Albi Mall Superligë, teksa ka marrë fitore spektakolare në udhëtim te Drita me rezultat minimal 0-1.
Vetëm pas pesë minutash lojë mysafirët nga Podujeva kaluan në epërsi, kur Arbnor Ramadani realizoi pas një aksioni të bukur për 0-1.
Llapi pat një rast të artë shënimi, kur Ahmed Januzi shërbeu bukur Muhamed Hysenin, por goditjen e tij nga vija e portës e largoi Egzon Bejtullai.
Me epërsinë minimale të Llapit 0-1 u mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide.
Me të filluar pjesa e dytë, Llapi pat rast të mirë, por goditja e Ilir Blakcorit përfundoi jashtë portës.
Drita tentonte duke krijuar disa gjysmë raste, por pa sukses pasi mbrojtja e Llapit ishte gjithmonë në vendin e duhur.
Deri në fund përkundër përpjekjes së madhe të skuadrës vendase për ta barazuar rezultatin gola më nuk pati dhe Llapi arkëtoi tre pikë të mëdha në Gjilan.
Me këtë fitore Llapi ngritët i vetëm në vendin e dytë në tabelë me 37 pikë, derisa Drita mbetet e treta me tre pikë më pak.
Në xhiron e ardhshme Drita luan në udhëtim te Liria në Prizren, derisa Llapi para adhuruesve të vet pret Dukagjinin.