Dyshohet se zjarri ka shpërthyer nga ndezja e kaminit në një shtëpi në Busavatë të Kamenicës. Si pasojë është lënduar një person.
I njëjti është dërguar në QKUK për shërim dhe sipas mjekëve ka djegie të shkallës së parë.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /ZJARRVËNIE/ Fsh. Busavatë, Kamenicë 10.02.2024 – 21:27. Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në shtëpinë e tij. Zjarri dyshohet se ka shpërthyer kur motra e viktimës e ka ndezur kaminin dhe aksidentalisht është përfshirë dhoma. Rastit përveç njësive policore i është përgjigjur edhe ekipi i zjarrfikësve. I lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve ka djegie të shkallës së parë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime. / Gazeta Enigma