Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se kanë nisur punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, raporton Gazeta “Enigma”.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook.
“Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje nga MKRS-ja kanë bërë të ditur se “stadiumi do të jetë i kategorisë 4 sipas standardeve të UEFA-s dhe do të përmbush të gjitha kushtet për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare”. /GAZETA ENIGMA/