Rastet e dhunës në shkolla e Kosovës vazhdojnë të jenë prezent gjatë gjithë kohës, në shumë raste përfundojnë edhe me lëndime të rënda.
Së fundemi ka ndodhur një rast rrahje mes disa nxënësve të një shkolle në Deçan, gjërsa bashkëmoshatarët e tyre po e shikonin ngjarjen.
Nga pamjet që ka siguruar GazetaSinjali, shihet se të përfshirë në këtë rrahje janë vajza të një shkolle në Deçan.
Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës ku thanë se kanë pranuar informacionet se janë rrahur dy vajza të shkollave të mesme, por që informatat janë duke i verefikuar.
“Dje rreth orës 15:27 përmes linjes 192 është pranuar info se në rrugën Haki Povataj janë duke u rrahur dy vajza nxënse të shkollave të mesme. Patrulla policore menjëherë ka shkuar në atë lokacion, por nuk ka verejtur askënd duke u rrahur apo deshmitar të rastit.. Informata është duke u verifikuar sot edhe në bashkëpunim me të dy institucionet shkollore”, tha për Sinjali zëdhënësi i Policicës së Kosovës për Deçanin, Faik Jahmurataj.