Qeveria miraton propozimin për shpronësime shtesë për autostradën Prishtinë-Gjilan

Qeveria miraton propozimin për shpronësime shtesë për autostradën Prishtinë-Gjilan

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 188-të saj ka miratuar propozimin për shpronësimin e pronave shtesë që preken nga realizimi i projektit për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shpronësimi i pronave të paluajtshme ka të bëjë me segmentin Banullë dhe Bresalc, raporton Klan Kosova.

“Për shpronësim shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit, ndërtimi i autostradës Prishtinë-Gjilan, segmenti Banullë-Bresalc, për realizimin e këtij projekti është e nevojshme që të kryhen procedurat për shpronësime shtesë”, është shprehur Kurti.

Related Articles