Fletushkat në veri: Policia ka bastisur katër lokacione, ndalohen dy persona

Fletushkat në veri: Policia ka bastisur katër lokacione, ndalohen dy persona

Dy persona janë ndaluar në Mitrovicën e Veriut nga policia, si të dyshuar për shpërndarjen e fletushkave.

Të dyshuarit janë, G.K dhe D.S, të moshës 46 përkatësisht 53 vjeçare.

Kjo u bë e ditur nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se me këtë rast janë bastisur edhe katër lokacione.

“Jemi në kërkim edhe të personit të tretë”, tha Elshani.

Ai njoftoi se njëri nga personat e ndaluar u lirua më pas në procedurë të rregullt.

Të hënën, në Mitrovicën e Veriut ishin shpërndarë disa fletushka që bënin thirrje për rezistencë dhe nxisnin urrejtje.

Related Articles