Kurti takoi Lord Stuart Peach, biseduan për situatën e sigurisë në rajon

Kurti takoi Lord Stuart Peach, biseduan për situatën e sigurisë në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, zhvilloi një takim me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Sipas komunikatës së zyrës së kryeministrit, në këtë takim u fol për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situata e sigurisë në rajon.

“Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situata e sigurisë në rajon, ishin dy prej pikave kryesore të takimit”, thuhet në komunikatë.

Kurti falënderoi Lord Stuart Peach për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Mbretërinë e Bashkuar në fushën mbrojtjes dhe rolin aktiv të saj në fushën e sigurisë, veçanërisht përmes misionit të KFOR-it.

Related Articles