Nesër (e shtunë) bëhet prezantimi i përzgjedhësit të ri të përfaqësueses së Kosovës në futboll. Prezantimi i tij do të filloj në ora 14:00, ku prezent do të jetë edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi, raporton Gazeta Enigma.
Sipas raportimeve, trajneri që pritet të emërohet është gjermani Franco Foda.
Foda vie tek Kosova me një eksperiencë menaxheri në ekipe të ndryshme gjermane.
Ai i rikthehet punës së trajnerit pas një viti e gjysmë pauzë.