Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit: Është koha për zgjedhje

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit: Është koha për zgjedhje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Albin Kurti.

Haradinaj thotë se dorëheqjen e kërkon për shkak të asaj se në çfarë dite e ka sjellur vendin, sidomos për raportin e acaruar së fundmi me SHBA-të.

Sipas tij derisa një ambasador i një vendi mik të thotë se nuk është e vërtet ajo çka ke deklaruar, tregon për situatën e rëndë në marrëdhëniet mes qeverisë dhe administratës së ShBA-së.

“Kur të thotë dikush nuk është e vërtetë për diçka, ju e dini se çka është. Pra kur të thotë se nuk është e vërtet atë çka ka thënë tjetri, ju e dini çka nënkupton kjo. Sa me ardh diskutimi deri në atë nivel sa me i thënë tjetrin nuk është e vërtet diçka është e rëndë në marrëdhënie. Ka mundësi me ndreq çdo gjë me një sinqeritet të ndërsjellë. Presidentja dhe kryeministri mundet me dakorduar një plan disa pikësh, po të isha në vendin e tyre unë jam më pragmatik se të tjerët, do t’i kërkoja amerikanëve listën e punëve që duhet me i kryer për me hy në NATO”, tha Haradinaj.

Për shkak të kësaj, kreu i AAK-së thotë se zgjidhja e vetme në këtë situatë është shkuarja në zgjedhje të parakohshme.

“Unë mendoj se duhet me u kthy në këtë realitet, pasi ndryshe do të na kushton shumë gjendja. Nëse jo, pse mos me shku në zgjedhje më shpejtë. Një dalje është me ia kthy vendimin sovranit. Ju e dini se unë kam dhënë dorëheqje dy herë, në rrethana pak të detyrueshme por kam dhënë dorëheqje. Do të ishte zgjidhje dorëheqja e kryetarit të qeverisë në situatën që është tash”, u shpreh ai.

Këto deklarata i pari i AAK-së i dha pas nënshkrimit të koalicionit edhe me Listën Konservative, e cila do t’i bashkohet listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, së bashku me Nismën e Fatmir Limajt.

Related Articles