Xherdan Shaqiri e ka frymëzuar Zvicrën ta mposhtur Turqinë 3:1 në ndeshjen e fundit dhe vendimtare në grup, për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në mesin e 16 skuadrave më të mira në Euro 2020 nga pozita e tretë.
Shaqiri me dy supergola dhe Haris Seferovic me një, i ndihmuan kombëtares helvetike ta arrijë fitoren e parë në turneun e kësaj vere të dielën në Baku, ndërkohë që goli i Irfan Kahveci i shërbeu Turqisë vetëm sa për ngushëllim.
Turqi largohet nga Euro 2020 qysh në fazën e grupeve pas tri humbjeve në tri ndeshje.
Zvicra, ndërkohë, e mbyll grupin në vendin e tretë me katër pikë dhe goldallim -1, dhe do të shpresojë se katër pikë do t’i mjaftojnë ta sigurojë kualifikimin si njëra prej katër skuadrave të renditura më së miri në pozitën e tretë në grupin përkatës.
Nga Grupi A, Italia kualifikohet si lidere me nëntë pikë nga tri ndeshje dhe Uellsi nga vendi i dytë. Uellsianët u kualifikuan tutje para zviceranëve falë goldallimit më të mirë.
Rezultatet e xhirose se trete – Grupi A
Italia 1 – 0 Uellsi
Zvicra 3 – 1 Turqia
Nga Grupi A, Italia kualifikohet si lidere me nëntë pikë nga tri ndeshje dhe Uellsi nga vendi i dytë, ndersa Zvicra do te shpresoj te kualifikohet tutje nga vendi i tretë.
Pos dy vendeve të para në grupe që kualifikohen automatikisht, edhe katër skuadra nga pozitat e treta me renditje më të mirë do të jenë pjesë e 1/8 së finales.
Tabela perfundimtare e Grupit A