Sport Club “Gjilani” sot ka marrë një lajm të keq ku klubi është njoftuar se gardiani i portës, Betim Halimi, ka humbur të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij sezonit.
Halimi ishte lënduar në ndeshjen e fundit ndaj FC Prishtinës dhe pritet që së shpejti t’i nënshtrohet operacionit në gjurin e majtë, raporton Gazeta Enigma.
Tashmë, portën e gjilanasve do ta mbrojë portieri i talentuar me cilësi të jashtëzakonshme, Aridon Bllaca.
Bllaca ka spikatur me paraqitje e tij këtë edicion me skuadrën “kuqebardhe”.
Portieri 22-vjeçar e ka mbajtur portën e paprekur në 4 nga 10 ndeshje sa ka luajtur.
Kujtojmë që SC Gjilani nesër (e mërkure) do ta luaj ndeshjen e rëndësishme kundër KF Feronikelit në kuadër të Superligës së Kosovës.
/Gazeta Enigma/