Policia e Kosovës është njoftuar për tri raste të personave të zhdukur në rajonin e Prishtinës.
Bëhet e ditur se një grua ka lajmëruar policinë se bashkëshorti i saj ka dalë nga shtëpia më 29 janar të këtij viti dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Një rast tjetër është regjistruar në Podujevë, ku është raportuar se më 17 shkurt, një grua ka dalë nga shtëpia dhe se nuk ka informacione për vendndodhjen e saj, teksa policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
Ndërsa, në Fushë Kosovë, djali është ankuar në polici se babai i tij ka dalë nga shtëpia më 15 shkurt dhe se nuk dihet për vendndodhjen e tij.