Bashkimi Evropian ka miratuar pakon e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë.
Presidenca Belge e BE-së ka njoftuar në Twitter se “ambasadorët e BE-së sapo janë pajtuar në parim” për pakon.
Kjo konsiderohet ndër pakot “më të gjera” të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.
Në pako janë përfshirë rreth 200 subjekte.
Pakoja parashihet të miratohet formalisht në kohë për përvjetorin e dytë të fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt.