Xhiroja e 22-të ka ardhur të shtunën me dy ndeshjet interesante.
Ballkani po ballafaqohet me Gjilanin në Suharekë, ndërsa Malisheva dhe Feronikeli po zhvillohet në anën tjetër.
Ballkani e cila po kryeson tabelën kërkon tre pikë për të vazhduar garën për titull, ndërsa një Gjilan jo në formë kërkon kthimin te fitorja.
Ndërsa Malishave dhe Feronikeli ’74 kanë objektivat krejtësisht të ndryshme, me vendasit që kërkojnë daljen në Evropë dhe mysafirët që kërkojnë mbijetesën.
Vendasit vijnë në këtë takim pas dy fitoreve radhazi dhe synojnë tre pikët e radhës për të ruajtur pozitën e katërt në tabelë.
Në anën tjetër Feronikeli ’74 pas dy barazimeve të njëpasnjëshme synojnë të shkaktojnë befasi në Malishevë.
Këto janë rezultatet:
Ballkani – Gjilani 1:1
18′ Kuc 1:0
45’+1 Heric 1:1
Malisheva – Feronikeli ’74 0:0