Skuadra e Ballkanit vazhdon të jetë në krizë rezultatesh.
Kampioni në fuqi, është ndalur nga Gjilani me barazim 1-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të tëSuperligës.
Edvin Kuc i dha epërsinë Ballkanit në minutën e 18-të.
Pak para se të përfundonte pjesa e parë, Gjilani fitoi një penallti të cilën e konkretizoi me gol Elvedin Heric në minutën e 45-të.
Kjo është ndeshja e tretë radhazi pa fitore për skuadrën nga Suhareka.
Pavarësisht barazimit, Ballkani mbetet lider i Superligës me 45 pikë, dy më shumë se skuadra e Llapit.
Në anën tjetër Gjilani renditet në pozitën e tetë me 22 pikë.