Janë arrestuar tre persona në Leposaviq, dy shqiptarë dhe një serb, të cilët dyshohen se kontrabandonin mallra.
“Të dyshuarit edhe pse nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policor për tu ndaluar, policia ka arritur që të ndaloj automjetin e dyshuar”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, teksa rasti është duke u hetuar. / Gazeta Enigma.