Një person ka vdekur në një aksident trafiku pranë objektit të Ministrisë së Arsimit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia e Kosovës dhe ekipa mjekësore për t’ia ofruar ndihmën e parë, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar viktimën në vendin e ngjarjes, derisa aty ka mbërritur edhe ekipi i mjekësisë ligjore.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja automjetit është shoqëruar në stacion policor”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës për Gazetën Enigma.