Prokuroria ka ndalur për 48 orë shoferen që ka shkaktuar një aksident me fatalitet sot në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” pranë MASHT-it në Prishtinë, ku si pasoj e këtij aksidenti një 26-vjeçar ka humbur jetën.
Kështu deklaroi për Gazetën “Enigma” zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë lidhur me aksidentin i cili ndodhi sot në rrugën “Agim Ramadani”, se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarës, për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” (me fatalitet). E dyshuara është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh”, tha Ulaj. /GAZETA ENIGMA/