Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Personi që mbeti i vdekur si pasoj e këtij aksidenti është Shkumbin Habibaj.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, ku ka njoftuar se shoferja e cila e ka shkaktuar aksidentin është shoqëruar në stacionin policor.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet”, njofton Policia.
“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja automjetit është shoqëruar në stacion policor”, thuhet në njoftimin e tyre. /GAZETA ENIGMA/