Dy pjesëtarë të KFOR-it sot janë kërcënuar me vrasje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lubiçevë të Prizrenit, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për “Enigmën” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi ka theksuar se njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa personi tjetër është identifikuar por ende është në kërkim.
“Me date 26.02.2024 rreth orës 10:10 policia ka marre informatën se ne fshatin Lubiqev dy persona të dyshuar i kane kanosur pjesëtaret e KFOR-it Italian të cilët ishin për vizite ne atë fshat”, ka deklaruar ai.
Tutje Bytyqi ka shtuar se “patrulla policore ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me karabinierët të cilët kanë deklaruar se për deri sa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e me pas njeri nga te dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë ,,se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve””.
Sipas tij “janë bastisur shtëpitë e dy të dyshuarve, në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur një pushkë dhe municion. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”. /GAZETA ENIGMA/