Rama tregon se a do të bisedojë me Zelenskyn rreth njohjes së Kosovës nga Ukraina

Rama tregon se a do të bisedojë me Zelenskyn rreth njohjes së Kosovës nga Ukraina

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të vizitojë Shqipërinë.

Për këtë vizitë shumë të rëndësishme si dhe për dy samitet që do të zhvillohen, i pari me fokus Ukrainën dhe i dyti me fokus Ballkanin Perëndimor, foli kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Përveç kësaj, Rama tregoi se nëse do të bisedohet me Zelenskyn për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Dëgjoni, gjëja më e fisme që Kosova po bën është se po tregohet besnike ndaj vlerave të saj. Kjo e nderon Kosovën dhe nuk bëhet për të përfituar diçka. Kosova po bën gjënë e duhur, fillimisht për veten e saj, sa i takon besnikërisë ndaj vlerave të saj. Sigurisht, rruga drejt njohjes nga Ukraina është e gjatë, por është pozitive që Kosova do jetë pjesëmarrëse. Presidentja Osmani ju përgjigj shumë shpejt ftesës dhe do të jemi të gjithë së bashku aty. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, çështjeve të ndërlikuara mes vetes, të gjithë do të jenë aty me Ukrainën, për diçka që na lidh të gjithëve, në mënyra të ndryshme”, tha ai një intervistë për Euronews Albania.

Related Articles