Vazhdon të “lulëzojë” 2 euroshi fals në tregun kosovar, raporton Gazeta “Enigma”.
Një zyrtar i Bankës Qendrore në Prishtinë, të martën ka raportuar se janë detektuar disa qindra euro të falsifikuara.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shumë mbi 300 euro, ku të gjitha prej tyre janë në monedhën metalike 2 euroshe.
“Paratë që dyshohet se janë të falsifikuara janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Falsifikim i parasë’”.
Kujtojmë se falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /GAZETA ENIGMA/