Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka ngritur padi ndaj komunës së Budvës në Mal të Zi dhe kompanisë “Sunraf Beach Areas”, duke kërkuar kthimin e 4 mijë e 500 metrave katrorë tokë, në atë që tani njihet si shëtitorja “Rafailovic”, në rrugën Djuro Rafailovic, dhe ku dikur kishte një park fëmijës, në qytetin e Budvas, raporton Vijesti.
Pala kosovare, bazuar në atë që shkruan medium malazez, preteondon që e ka blerë atë parcel toke gjashtëdhjetë vjet më parë. Dhe, në të cilën Vijesti pretendon të ketë pasur qasje, është dorëzuar pranë Gjykatës Themelore të Kotorrit.
Pala malazeze e përfaqësuar nga Sekretariati për Mbrojtjen e Pronës, nën kryesimin e Nikola Plamenac, e ka kundërshtuar padinë e dorëzuar nga shteti i Kosovës, duke kërkuar që të hidhet poshtë.
Më tutje tuhet se paditësi ka nënvizuar se pronar legjitim dhe i vetëm i pronës është shteti i Kosovës, prandaj për ta mbështetur këtë pretendim në lëndë ka bashkëngjitur edhe marrëveshjen e shitblerjes të lidhur më 22 mars 1961, pranë Gjykatë ssë Qarkut në Kotorr, sipas së cilës ngastra prej 4 mijë e 555 metrash katrorë ishte blerë nga Këshilli për Politika dhe Çështje Sociale, pranë Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës(KSAK).
Në kundërshtimin që pala malazeze i ka bërë padisë thuhet se bazuar në dokumentacionin në dispozicion, është e pamundur të nxirret një përfundim i qartë lidhur me vërtetësinë e fletës poseduese të paraqitur nga pala paditëse.
Po ashtu, komuna ka vlerësuar se pretendimi nuk mund të mbështetet mbi Rregulloren e UNMIK-ut për Fuqitë e Administratës së Përkohshme në Kosovë dhe Rezolutën 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilave sipas Vijesti, Republika e Kosovës iu është refereuar në dosjen që ka prezantuar.
Përveç kësaj prone, Qeveria e Kosovës kërkon kthimin edhe të 172 pronave tjera në ish-republikat e Jugosllavisë, 42 prej të cilave janë në Mal të Zi.
Një tjetër pretendim i Kosovës është ai për 33 mijë metra katrorë në gjirin e Kamenovos, që gjatë kohës së ish-Jugosllavisë është shfrytëzuar si vendpushim për punëtorët nga Kosova.
Sipas Vijesti, Kosova e ka çuar lëndën për këtë rast në Gjykatën e Apelit, pasi Gjykata Themelore e Kotorrit e ka hedhur poshtë padinë, në të cilën pretendohej se kompania “Rekreaturs” e ka ndryshuar në mënyrë të paligjshme selinë e saj nga Prishtina në Budva, për ta marrë në fituar pronësinë mbi atë parcelë.