Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se autostrada Prishtinë-Gjilan pritet të përfundojë brenda vitit 2024. Sipas tij, problemet e shpronësimit dhe rritja e hapësirës për gërmime janë faktorët që kanë shtyrë në afatin e përfundimit.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar se autostrada Prishtinë – Gjilan do të përfundojë brenda vitit 2024.
Shembja e dheut ishte një nga shkak arsyet që sipas tij, nuk ka përfunduar ende rruga në kohën e premtuar.
“Ka pasur revidim të projektit të autostradë së Gjilanit, është zgjeru zona e shpronësimit, është rrit hapësira në të cilën do të ndërtohet pjerrtësia ku do të bëhen gërmimet. Më herët nuk ka pasur shembje të dheut, ka vende ku deri në 50 metra duhet të gërryhet kodra”, ka deklaruar Hyseni në Debat Plus.
Autostrada Prishtinë-Gjilan nuk është hapur për qarkullim në vitin 2023, siç kishte premtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i kësaj komune.
Po ashtu, Hyseni ka deklaruar se ka pasur probleme me projektin e mëhershëm.