Nexhmedin Spahiu i ka mohuar akuzat e gazetarit Lirim Mehmetaj, i cili tha se nuk ka doktoratë në shkencat politike.
Spahiu në një lidhje telefonike në “Debat Plus”, tha se Mehmetaj ka gënjyer.
“Që në hapin e parë gënjeu, te biografia tregoi ku shkruante doktor shkence e injoroi. Gjysmë ore fole dhe gënjeve. S’je nivel i imi. Një student i 6-ve, fol për thirrje akademike, folur se a kam doktoraturë a jo”, tha ai.
“Kur e ke një titull doktor, pavarësisht në cilën lëmi, nuk është e nevojshme secilin drejtim titullin doktor. Doktoratura ime i ka 400 faqe”, tha ai.
Mehmetaj tutje tha se fjala është për doktoratë në Shkenca Politike dhe jo Matematikë.
Spahiu tha se ka vërtetim nga Universiteti i Tiranës dhe ai i Hamburgut.
Tutje, Spahiu i ka mohuar akuzat e Lirim Mehmetajt dhe të Enver Hasanit, të cilët thanë se ai nuk ka doktoratë dhe e kanë kthyer nga Universiteti i Hamburgut.
“Enver Hasani nuk ka sa një të tretën ku jam citu unë. Nuk mu kanë kthy, s’kam shku me doktoru, kam shku me i dhanë mësim atyre që kanë doktoru, kam qenë për një vjet dhe jam kthy. Enver Hasani është rrenc, është shpifës. Kur jam kthy nga Hamburgu, lëndët që i kam dhënë në UP i ka hequr. Abitin që e përmendët e kam pasur studentë, ai mundet me të folë çfarë profesori kam qenë unë dhe dallimin mes meje dhe profesorëve të tjerë. Kjo është insinuatë, me thënë e kanë kthyer por s’po du me folë. Kam qenë, jam kthy dhe vërtetimin e kam marrë për atë punë”, tha Spahiu.
Më poshtë janë dy dokumente, të cilat sipas tij janë argumente se ai ka doktoratë: