Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me të sanksionuarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njëherësh udhëheqësin e serbëve në Bosnje, Milorad Dodik.
Për këtë ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, i cili ka pyetur Departamentin amerikan të Shtetit nëse e mbështesin Lajçakun edhe pasi ai takon njerëz të sanksionuar nga SHBA-ja.
“Një pyetje për Departamentin e Shtetit Amerikan: A e mbështesin ende Lajçakun pasi ky po takon njerëz si Dodiku, që e ka sanksionu Amerika?!” ka shkruar ai në Facebook.