Kurti: Kemi ende probleme në kufirin me Serbinë, ‘Lista Serbe’ e lidhur me Vuçiqin dhe Putinin

Kurti: Kemi ende probleme në kufirin me Serbinë, ‘Lista Serbe’ e lidhur me Vuçiqin dhe Putinin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova ka ende probleme në kufirin me Serbinë, duke përmendur kështu edhe funksionimin e kriminalitetit në Veri të vendit dhe kontrabandën e madhe që ekziston në atë pjesë.

“Ka ende probleme në kufirin me Serbinë. Fatkeqësisht ata që u pasuruan me luftën janë kthyer në kriminelë dhe vazhdojnë të pasurohen me bitcoin, drogë dhe armë. Ata e mbulojnë biznesin e tyre me ide nacionaliste, por janë ende kriminelë.”, ka thënë Kurti në një intervistë për Agjencinë Italiane të Lajmeve (AGI).

Kurti më tej ka thënë se “Lista Serbe”, ka lidhje të forta me Serbinë dhe Rusinë.

Kurti, siç citohet nga ky medium, ka thënë se Lista Serbe flet për nacionalizëm dhe patriotizëm, por në realitet “kanë ide fashiste dhe lidhje me Vuçiqin dhe Putinin”.

Kurti ka folur edhe për raportet me Italinë, me ç’rast ka thënë se në fillim e kishte konsideruar Giorgia Melonin të lidhur me të kaluarnë e saj djathiste dhe me fashizmin, megjithatë thotë se pasi ajo është bërë kryeministre e ka parë që ka krijuar raporte të shkëlqyera me Joe BIden dhe SHBA-në dhe që ka përkrahur Ukrainën.

Kurse për aspiratën e Kosovës për anëtarësim në BE, Kurti ka thënë se “Nuk jemi ende zyrtarisht kandidatë për anëtarësim por po bëjmë çmos që sa më shpejt t’i afrohemi Bashkimit Evropian”. 

Related Articles