Komuna e Mitrovicës Veriore ka njoftuar se brenda këtij viti do të ndajnë subvencione për dy kategori të ndryshme, raporton gazeta “Enigma”.
Kjo komunë ka vendosur të ndajë subvencione për fëmijët e lindur në vitin 2024 si dhe për çiftet e reja.
“Familjet e fëmijëve të lindur në vitin 2024 do të subvencionohen me 300 euro, ndërsa çifteve të reja do t’ju ndahen 500 euro”, thuhet në njoftimin e tyre. /GAZETA ENIGMA/