Kthehet në ritenderim renovimi i Stadiumit të Qytetit në Gjilanit, KRPP jep detaje

Kthehet në ritenderim renovimi i Stadiumit të Qytetit në Gjilanit, KRPP jep detaje

Komuna e Gjilanit edhe njëherë ka hapur tenderin për renovimin e stadiumit të qytetit, ka njoftuar Komisioni Rregullativ i Prokurorimit Publik.

KRPP tutje ka njoftuar se është bërë ritenderimi dhe afati për aplikim në këtë tender mbyllet me 14.03.2024 në 14:30:00 ora, raporton radio Star.

Ky projekt kap vlerën 15 milionë euro, dhe është bashkëfinancim i Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Kulturës.

“Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit ( MB ) është mbështetja financiare për projektin në fjalë, i cili si pjesë e Planit 5-vjeçar të infrastrukturës së futbollit, do të implementohet dhe funksionalizohet gjatë viteve 2023-2028”, thuhet në njoftim.

“Në bazë të Memorandumit midis Komunës së Gjilanit dhe MKRS-së me nr.prot.4894/2023 zhvillohet aktiviteti i prokurimit pasi është mbështetje financiare për projektin në fjalë. Afatet kohore për fillimin dhe/ose përfundimin e kontratës: në 24 muaj”, thuhet në njoftimin e KRPP-së.

Kujtojmë që më 18 janar të këtij viti u pezullua tenderi për stadiumin e qytetit të Gjilanit.

Ndërsa me 15 maj të vitit 2020 ishte nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndërtimin e stadiumit të qytetit.

Stadiumi i cili përdoret nga dy skuadrat gjilanase SC Gjilani dhe FC Dritës, pritet të jetë i kategorisë së katërt.

Related Articles