Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, e ka konfirmuar se i ka punësuar mbi 100 persona me kontratë mbi vepër.
Ai në ditën sa Kiks Kosova shkoi në Zyrën Lokale për Komunitete për të parë nëse këta punëtorë janë të punësuar aty apo punojnë në sektor privat, ani pse paguhen nga komua, kryetari Zeqiri nuk ishte aty.
Zeqiri në një përgjigje përmes telefonit i tha Kiks Kosovës se para një muaji, punëtorët i kanë nënshkruar këto kontrata dhe së shpejti pritet t’ia fillojnë punës.
Sipas tij, ata nuk mund të punojnë si pasojë e mungesës kushteve të punës në komunë.
Megjithatë, kur u pyet nëse këta punëtorë paguhen, ani pse nuk punojnë, Zeqiri nuk pranoi të përgjigjet me arsyetimin se është në spital, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.