Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 162, raporton Gazeta Enigma.
Ministria e Shëndetësisë njofton po ashtu se derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241, numri i personave që kanë vdekur nga coronavirusi është 2,252.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës.
Deri më sot 19.518 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.