Dje janë mbushur tre javë që nga hyrja në grevë e punëtorëve teknik dhe të sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës dhe në Qendrën e studentëve.
Duke marrë parasysh se greva nuk po e arrin efektin e dëshiruar, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se për disa ditë do të ketë protestë para derës së Rektorit.
“Komunikimi deri tani si partner është zero. Këta u përkujdesën që edhe pagat tona të vonohen e sot është data 8 mars dhe ne jemi pa to”, ka thënë Azemi përmes një postimi.
Ai më tutje shtoi se asnjëherë nuk ka parë grevistë më të vendosur se tani.
“Jam i vetëdijshëm se ne jemi fitimtarë sepse kjo gjendje na e kujton atë të paraluftës dhe tani së paku jemi të lirë. Është një thënie popullore , njeriu i untë din të jet edhe i rrezikshëm”, përfundoi ai.