Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka pritur në zyrë trajnerin e ri të Kosovës, Franco Fodën dhe ekipin e tij.
Rohde, me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën X, ka shkruar se kanë diskutuar për ekipin kombëtar të Kosovës.
“I lumtur që mirëprita trajnerin e ri të Kosovës, Franco Foda dhe ekipin e tij në zyrën time!”, shkroi Rohde.
“Duke qenë vetë entuziast i futbollit, diskutuam sfidat dhe perspektivat aktuale të ekipit kombëtar të Kosovës. Krahas GenSec Markus Weidner, ekipi i ri i trajnerëve thekson angazhimin e fortë gjerman”.
Përndryshe, Foda është emëruar timonier te Dardanët në muajin e kaluar, teksa ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.