535 fëmijë janë vrarë në luftën e Rusisë në Ukrainë, tha sot zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas, raporton Ukrinform.
1255 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
“Rreth 1790 fëmijë janë prekur në Ukrainë si rezultat i agresionit të armatosur në shkallë të plotë të Rusisë. Deri në mëngjesin e 14 marsit 2024, gjithsej 535 fëmijë janë vrarë dhe 1255 kanë pësuar lëndime të shkallëve të ndryshme të ashpërsisë”, tha zyra.