Policia e Kosovës gjatë ditës së martë ka pranuar donacion nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) zyra në Kosovë.
Donacioni në fjalë është përkrahur financiarisht nga Qeveria Gjermane, i cili përmban dy pajisje të specializuara për detektimin e eksplozivëve dhe llojeve të ndryshme të narkotikëve dhe një kamerë të avancuar termike me qëllim të një kontrolli më efikas kufitar dhe mbikëqyrje të vijës kufitare.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare.
Donacioni gjithashtu përmban edhe një softwer të avancuar në mbështetje të fushës së policisë kufitare për analizën e rriskut dhe profilizimit të problemit.
Në njoftim thuhet se donacion është në vazhdën e mbështetjes së çmuar që UNDP ofron Policisë së Kosovës në fusha të ndryshme por edhe në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta.