Ballkani dhe Llapi kanë luajtur baras 0-0 në derbin e xhiros së 26-të në Superligë.
Dy ekipet janë në garë të nxehtë për titull, ku Ballkani po prinë me një pikë para Llapit në kryesimin e tabelës.
Pas përfundimit të ndeshjes, gjatë konferencës për shtyp, kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka bërë një gjest qesharak para tifozëve vendas.
Ai gjatë një momenti, filloi të bëjë pompa para tifozëve, skenë e cila i bëri të gjithë të qeshin.
Batatina tha se e sheh Llapin si kampion të këtij stinori.