Të hënën po dëgjohet dëshmia e dëshmitares 04811 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Prokurorja Ruth Mary-Hackler në raportin përmbledhës ka thënë se dëshmia ka të bëjë me rrëmbimin e një personi nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe vrasjen e tij.
“Dëshmia e dëshmitarit 04811 ka të bëjë me një viktimë të vrasjes sipas aktakuzës, që është vrarë pasi është marrë dhe është dërguar në UÇK – në Zonën e Llapit. Dëshmia e dëshmitares përshkruan rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje dhe çfarë i ka thënë familja e saj dhe çfarë ndikimi ka pasur kjo ngjarje mbi të”, ka thënë ajo.