Një fëmijë dyvjeçar nga Afganistani, i strehuar bashkë me të afërmit në Lezhë, ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Policia e Shqipërisë bëri të ditur se i mituri, aksidentalisht duke luajtur, është mbytur në ujin e shatërvanit tek vendi ku ishte akomoduar përkohësisht, shkruan Euronews.al.
“Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.