Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, ka thënë se ka paralajmëruar Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vite me radhë për punën dhe raportet e presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai, me anë të një postimi në platformën X, ka deklaruar se atë nuk e dëgjuan për deklaratat që i tha për Vuçiqin, sipas tij, tani presidenti serb po e prish paqen në Kosovë dhe Ballkan.
“Unë kam folur dhe paralajmëruar BE-në dhe ShBA-në se kjo do të ndodhë në kohë, shumë vite më parë. Ata nuk më dëgjuan dhe besuan premtimet e tij të rreme për paqen në Kosovë dhe në Ballkan”.
“Ata heshtën për vite të tëra për kriminalitetin e tij të dukshëm, vjedhjen e zgjedhjeve, marrëdhëniet me Putinin, Dodikun, Orbanin dhe diktaturën që po zbaton në Serbi. Tani ata morën rezultatin e naivitetit dhe mungesës së interesit për atë që unë ofroja dhe prezantoja”, ka thënë Sanduloviq.
Ky reagim i tij vjen pasi Vuçiq kishte thënë se Perëndimi duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë.