Kombëtarja e Kosovës e nisi me fitore epokën e re me përzgjedhësin, Franco Foda.
“Dardanët” fituan sonte me rezultat minimal 0:1 në udhëtim ndaj Armenisë, në një ndeshje miqësore.
Pas kësaj fitore ka reaguar edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili sërish shprehi sërish pakënaqësi lidhur me mos-ftesën e sulmuesit të llapjanëve, Muhamet Hyseni.
Batatina vlerëson se Hyseni është më shumë se Ronaldo për disa lojtarë të Kosovës që u paraqitën sonte.
Postimi i plotë nga Tahir Batatina:
“Urime Kosovë për fitoren, Muhamet Hyseni për disa lojtarë që u paraqiten sonte për, Kosovën është më shumë se Ronaldo”.