Një burrë të shtunën është ankuar në polici se në Ulije të Leposaviqit një objekti nga druri që ishte në pronësi të tij ishte përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta “Enigma”.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet dyshohet se disa persona të panjohur i kishin vënë zjarrin objektit në fjalë, i cili ka shërbyer për shfrytëzim gjatë verës dhe për vendosje të pajisjeve tjera.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz, rasti në procedurë hetimore.