Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në fshatin Dumnicë të Podujevës, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Sinjali mëson se viktima është Ruzhdi Fejza, 81-vjeçar.
Burimet bëjnë me dije se ekipi mjekësor dhe Policia kanë hasur në trupin e pajetë të viktimës, i cili sipas informacioneve të para dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u varur në litar.
Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa nuk dihen ende shkaqet që shtynë të ndjerin të bëjë këtë veprim.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.