Një person në Obiliq ka raportuar në polici se derisa ka qenë në lëvizje në autostradë, vetura e tij me targa të huaja papritmas është kapluar nga zjarri dhe më pas është djegur tërësisht.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit.
Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.
Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.