Ish-ministri i Jashtëm Petrit Selimi, ka reaguar pasi Kosova e kaloi sfidën e parë për t’u bërë anëtar i Këshillit të Evropës.
Ai tha se shpreson se nuk do të jetë kusht për anëtarësim Asociacioni i Komunave me shumice serbe.
“Kosova kaloi një standard të rëndësishëm me 90% të votave. Shumë më tepër se ç’duhej. Hapi tjetër është votimi i plotë në PACE. Hapi i fundit, më i rëndësishëm është votimi nga ministrat evropianë. Shpresojmë që ASMM të mos jetë një kusht i vështirë për këtë votim përfundimtar, pavarësisht disponimit aktual në SHBA dhe Francë”, ka thënë ai.
Në postimin e ish-kryediplomatit ka reaguar profesori i njohur amerikan Daniel Serwer.
Serwer shprehu frikën e tij se Asociacioni mund t’i jetë premtuar Serbisë nga Shtetet e Bashkuara.
“Kam frikë se amerikanët i kanë premtuar Asociacionin Beogradit dhe nuk duan të marrin përgjegjësi nëse nuk ndodh. SHBA nuk është Këshillin e Evropës, por ndikimi i saj do të jetë i fortë mes disa prej evropianëve, përfshirë Francën”, tha ai.
I fear the Americans have promised ASMM to Belgrade and don't want to fall on their swords. The US is not @coe, but its influence will be strong among some of the Europeans, including France. https://t.co/afZsD8XMHg— peacefare.net (@DanielSerwer) March 27, 2024