Kurti tregon hapat e radhës për anëtarsim në KIE

Kurti tregon hapat e radhës për anëtarsim në KIE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të raportit për anëtarësim në KiE.

Kurti ka thënë se për dy vjet e gjysmë është pushuar pareshtur.

Më tutje, kreu i ekzekutivit thotë se hapi i ardhshëm do të jetë Asambleja Parlamentare më 18 prill 2024 dhe i fundit, ai i anëtarësimit një muaj më pas, në maj, në mbledhjen e Këshillit të ministrave të vendeve anëtare.

Postimi:

Dy vjet e gjysmë punë e pareshtur sistematike, institucionale dhe politike. Dhjetëra zyrtarë shteti aktivë përditë gjithandej.

Hapi i parë i suksesit publik ishte mbledhja e ambasadorëve në Këshillin e Evropës më 24 prill 2023, hapi i dytë ishte dje në mbledhjen e Komitetit për Çështje Politike, hapi i tretë do të jetë Asambleja Parlamentare më 18 prill 2024 dhe i fundit ai i anëtarësimit një muaj më pas, në maj, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare.

Falënderoj të gjithë ata të cilët u angazhuan e kontribuan që në këtë pranverë të bëhemi anëtar të Këshillit të Evropës, e në veçanti falënderoj Zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, zëvendësministrin, Kreshnik Ahmeti, grupin e deputetëve të kryesuar nga nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, dhe ambasadorin tonë në Strasbourg, Lulzim Hiseni.

E arritur e madhe për popullin dhe shtetin tonë, mundësi e re për qytetarët e Kosovës pa dallim. Vlerat themeltare të Këshillit të Evropës, pra demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut, i vijnë e i rrinë natyrshëm qeverisjes sonë të mirë e progresiste.

Related Articles