Prishtina, Gjilani, Mitrovica dhe Peja në gjendje të rënduar të cilësisë së ajrit, shkak ajri i Saharës

Prishtina, Gjilani, Mitrovica dhe Peja në gjendje të rënduar të cilësisë së ajrit, shkak ajri i Saharës

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka dalë me një sqarim mbi situatën e rënduar të cilësisë së ajrit, e sidomos kjo gjatën ditës së djeshme, më 27 mars.

“Gjatë ditës së djeshme (27.03.2024) është vërejtur situatë më e rënduar e cilësisë së ajrit krahasuar me ditët tjera, në mënyrë të veçantë për Grimcat e Pluhurit PM10 dhe PM2.5”, njofton AMMK-ja përmes një postimi në Facebook.

Gjendje e rënduar e cilësisë së ajrit për parametrat PM10 dhe PM2.5 është regjistruar sidomos në stacionet në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Pejë, bën të ditur kjo agjenci.

AMMK sqaron opinionin e gjerë se kjo situatë ka ardhur si rezultat i kushteve meteorologjike në të cilat ndodhej vendi. Sipas të dhënave meteorologjike të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi gjatë këtyre ditëve ishte nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Related Articles