Është arrestuar para vetëm pak çastesh, Driton Ajeti, pronari i Albshkollës, institucioni që punësoi mbi 400 persona me mbi 800 euro rrogë.
Këtë e konfirmoi prokurori Agron Uka, që dha detajet preliminare lidhur me rastin në fjalë.
Operacioni përfundoi para pak çastesh dhe i akuzuari tashmë gjendet në ambientet e paraburgimit në Gjilan.
Të njëjtit i janë gjetur edhe kubëza ari, që dyshohet të jenë false, mirëpo që i dyshuari i kishte përdorur për t’i joshur klientët që i kishte mashtruar.
Megjithatë, Uka u tregua i rezervuar sa u përket informacioneve të para.
“Ai u arrestua para pak çastesh, derisa dyshohet për veprën penale të mashtrimit. Gjithsesi, priten ekspertiza të tjera, duke thënë që nuk mund të thuhet tutje për akuza të reja potenciale, pra zhvatje ose ndonjë tjetër”, vazhdoi Uka.
Kujtojmë se me 8 mars ka raportuar ekskluzivsht Gazeta Enigma për rastin në fjalë.
Në anën tjetër, autoritetet duke ditur rëndësinë e rastit kanë ftuar të gjithë viktimat e mundshme, rreth 400 sosh që mund të jenë, të lajmërohen në zyret relevante.