Gjilani dhe Dukagjini përballen mes vete, na pret një ndeshje e zjarrtë

Gjilani dhe Dukagjini përballen mes vete, na pret një ndeshje e zjarrtë

Në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll na pret një ndeshje mjaftë interesante.

Nesër (e diel) me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan, do të përballen mes vete skuadra e Gjilanit dhe Dukagjinit, raporton Gazeta Enigma.

Pikët maksimale janë synimi kryesor për dy ekipet në këtë përballje.

Gjilani në këtë ballafaqim futet pas barazimit në derbin lokal ndaj Dritës, kurse Dukagjini në ndeshjen e fundit ka triumfuar minimalisht ndaj Feronikelit ’74, 1-0.

“Kuqebardhët” e Gjilanit aktualisht pozicionohen në vendin e shtatë me 26 pikë të mbledhura, ndërsa ekipi nga Klina një vend më lart me 34 pikë të grumbulluara.

/Gazeta Enigma/

Related Articles